“Ishte aty për mua kur askush tjetër nuk ishte”, Beatrix ben deklaraten e papritur per Einxhel Shkiren

Einxhel Shkira dhe Beatrix Ramosaj kishin një raport me ulje-ngritje gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother Vip Albania

Në marrëdhënien e tyre padyshim ka ndikuar edhe tensionimi i situatës mes Einxhel dhe Donaldit, me të cilin Trixa kishte filluar një lidhje brenda.

Pas ndarjes së menjëhershme të Donald dhe Beatrix, shumëkush i kujtoi deklaratat e Einxhel që brenda shtëpisë nuk besonte aspak në ndjenjën e tyre.

Dhe më në fund, akujt janë shkrirë edhe publikisht.

Beatrix ka bërë deklaratën e papritur për Einxhel në Twitter ku mes tjerash shprehet:

“Einxhel ishte aty për mua kur askush tjetër nuk ishte. Ne kemi gabimet tona por në fund çfarë vlen janë qëllimet e mira prapa tyre. E dua me gjithë zemrën. Ne jetojmë dhe mësojmë, kjo është moto”.

Nuk ka munguar replika nga Einxhel që ka deklaruar:

“Unë vetëm doja të jesh e lumtur dhe këtë e doje për mua gjithashtu. Jam e sigurtë për këtë sepse e kam parë në sytë e tu qindra herë. Dhe kjo është çka vlen për mua tash”.

Biseda është përmbyllur me Trixën që është shprehur se do ta përqafojë shumë në këto momente Einxhelin.