Ishin çift ikonik, këngëtari shqiptar ndahet nga e fejuara e tij?!

Në fillim të muajit shkurt me një propozim romantik në vendin e dashurisë Itali, këngëtari Art Abazi i propozoi të dashurës së tij shumë vjeçare, Rrezes.

Këngëtari nga Prishtina dhe balerina nga Tirana ishin një çift ikonë e Instagramit, përmes postimeve të shumta të përbashkëta duke ushqyer pasionin e njëjtë atë për udhëtimin.

Por këto shkrepje u zhdukën, tash e disa javë, pasi këta dy i kanë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta e për më tepër as nuk ndiqen më në rrjete sociale.

I kontaktuar nga Prive Arti pati një përgjigje të shkurtër mohuese.

“Faleminderit për kujdesin por jo ska asgjë speciale, thjeshtë ka të bëjë me menaxhim personal të Instagramit”.

Se cila është e vërteta dhe çka po ndodh me çiftin mbetet të shihet me kohë.