Ishim kaq pranë të shihnim puthjen e saj të parë me Luizin, por diçka e pengoi Kiarën!

Gjatë ditës së sotme, Luizi dhe Kiara ishin duke kryer provën e javës të dhënë nga “Vëllai i madh”.

Mirëpo teksa po kujdeseshin për beben kukull, dyshja ka qenë më afër se kurrë me njëri-tjetrin.

Aq afër sa ishim gati të shihnim puthjen e parë mes tyre, por diçka e ndaloi Kiarën.

Ajo tregoi se ndjen shumë për Luizin por diçka e pengon.

“Do isha kurioze të të puthja për të parë kiminë mes nesh, por kam diçka që më pengon dhe nuk ta shpjegoj dot me fjalë.”- i ka thënë ajo këngëtarit.