“Ishalla ju pushton prapë Serbia!” Fifi frustrohet me ndjekësin, i publikon identitetin dhe ka një mesazh

Fifi është nga artistet më të dashura shqiptare të momentit.

Këngëtarja e njohur është mjaft aktive në rrjetet sociale aty ku ndiqey nga një numër i madh i fansave të saj.

Por krahas atyre që e përkrahin e urojnë vazhdimisht ka edhe të tillë që bëjnë komente negative.

Një nga personat që e ka tmerruar Fifin me komentet e mesazhet e tij, ajo ka vendosur ta publikojë duke i zbuluar identitetin.

Personi në fjalë i ka shkruar këngëtares duke u lutur që Serbia ta pushtojë Kosovën.

Dhe ja pra miq, e nis një super dite dhe vjen një koment i tillë…sa i ligë duhet të jesh t’ i urosh fatkeqësi dikujt. Sa i ligë dueht të jesh me ti urosh hyrjen e armikut në konak dhe po flasim për të njëjtit që na shkatërruan emocionalisht, ekonomikisht, psikologjikisht, na vranë e na përdhunuan e na masakruan….na lanë mbrapa në cdo aspekt. E sikur ky komenti kam marrë edhe disa të tjerë të cilat nuk e di pse nuk i kom nxjerr ma herët. Më vjen keq që bëhemi bashkë veç kur ka ndeshje futbolli, bëhëmi patriotë vec kur bëhet gol”, shkruan Fifi.