Nje ngjarje qe u perfol ne rrjetet sociale para pak kohesh ishte momenti kur ish konkurrentja e Per'puthen, Ina Kollcaku, i hodhi recipetat ne skene Olsi Bylykut kur ai po performonte ne nje prej klubeve te Tiranes.
Teksa ishte e ftuar ne nje prej puntatave te Per'puthen, Ina u shpreh se nje femer ben cfare t'i doje qejfi ne klub, ndersa Olsi beri reagimin e tij te pare mbremjen e djeshme.
I ftuar ne emisionin “Goca & Gra”, Olsi u ve perballe nje prove ku i duhej te imitonte partneren e tij, Egli, teksa i drejtoheshin pyetje.
Nje prej pyetjeve ishte edhe rreth ngjarjes qe Ina i kishte hedhur recipetat teksa kendonte, ndaj Olsi, ne rolin e Eglit, u pergjigj ne menyre komike:
“Ne ishim bashke me Ina Kollcakun kur ajo i hodhi. Keshtu qe nuk kishte asnje problem, ajo i hodhi pasi i thash une ‘hidhja pa problem'”