Nje nder ish-konkurrentet e sezonit te trete te “Perputhen” qe nuk arriti te gjeje dashurine brenda programit ishte Melik Balkici.
Pak pasi u largua nga programi, nepermjet nje postimi ne InstaStory, Melik beri te ditur se ka gjetur dashurine e jetes jashte “Perputhen” bashkangjitur nje fotoje me partneren e tij por pa zbuluar identitet.
Mirepo, gjate dites se sotme ai jo vetem se na beri te njohur me partneren e tij por eshte prane fejeses.
“Jeta ime shkon shumë bukur. Jam në një lidhje me një vajzë nga Vlora. Kemi kohë që njihemi, edhe më parë njiheshim po nuk kishim këtë marrëdhënie. Jemi njohur që para Përputhen por kemi pasur raporte miqësore.
Nuk do të ketë një profil publik edhe para se të publikoja fotot mezi ia mbusha mendjen. Ajo nuk do të bëhet e famshme, thjesht që të jetë e lumtur. Jemi prezantuar edhe me familjarët, bashkjetojmë bashkë. Po shkon shumë mirë, jemi si shokë. Nuk jemi fejuar por nga fillimi i gushtit do të bëj një fejës të madhe. Kemi dëshirë të kemi një familje të madhe me shumë fëmijë”, tha ai.