Rrjeti social Tiktok që nga fillimi i pandemisë në Kosovë ka marrë një hov mjaft të madh sa i përket përdorimit dhe shikueshmërisë.
TikTok është shndërruar në një burim shumë të mirë të ardhurash.
Lulzim Jashari, ish-konkurrent i “Perputhen” thotë se fiton deri në 20 mijë euro në muaj.
Përdoruesit e këtij aplikacioni arrijnë që të fitojnë shuma të mëdha parash.
“Në TikTok kur të luan lojëra nëse luan match( ndeshje) pra unë i kam 20 mijë pikë unë i kam 20 mijë pikë pra paratë iu shkojnë të dyve, nëse je fitues t’i nuk i merrparatë vetëm ti, por të dy edhe humbësi edhe fituesi… Unë për vete 1 mijë dollarë i transferojë në Paypal dhe në bankë të Zvicrrës dhe nga një mijë dollarë i marrë vetëm 650 euro… Është një shumë e vogël qysh janë 1 mijë dollarë që bëjnë mbi 900 euro mirëpo ne i marrim vetëm 650 euro… Fitojmë shumë sepse për gjysme orë i fitojmë 500 euro, njerëzit punojnë tërë muajin, presidentet dhe kryeministrat e kanë 2 deri në 3 mijë euro, ndërsa ne i nxjerrim 20 mijë euro në muaj”, u shpreh ish konkurrenti.
Por , Jashari thotë se do të pauzojë një kohë nga përdorimi i këtij rrjeti social.