Ish partnerja e Amos Zaharia, Gigliola Haveriku, është përfshirë shpesh në situatat e ndodhura brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, duke dhënë opinionet e saj në rrjetet sociale.
Edhe pse kanë patur një histori dashurie disa vjeçare bashkë, Gigliola i ka dalë disa herë kundër Amosit gjatë rrugëtimit të tij në këtë format.
Pas eleminimit të tij nga gara, ajo bëri disa postime ironizuese në InstaStory.
Gigliola komentoi momentin kur Olta shpërtheu në lot pas largimit të Amosit, tek shkroi:
“Olta më shumë qajti tani se kur dëgjoi letrën e burrit. Hajt o goc se do ketë biletë kthimi”.
Ndërsa më pas, ajo komentoi edhe reagimin e Deas e cila u pa e trishtuar pas vendimit të publikut.
“Tu hongër veten nga inati”- ka shkruar Gigliola.