Analisti dhe ish deputeti i njohur i ekraneve shqiptare, Milaim Zeka, ka qenë i ftuar në programin e mëngjesit “Wake Up”.
Mirëpo, pas pjesmarrjes në program ai ka bërë një postim në profilin e tij në Instagram, ku ka ngritur dyshimet se do të bëhet pjesë e “Big Brother VIP”.
“Me kolege në WakeUP, Top Albania Radio. Po futemi në BB“- ka shkruar analisti dhe kaq mjaftoi që të përflitet për një pjesmarrje të tij në shtëpinë më të famshme.
Një karakter si Milaimi do ishte me të vërtetë interesant në një format të tillë, mirëpo çdo gjë do të mbetet për t’u parë!
https://www.instagram.com/p/Cnl3dYZqwFk/?igshid=YmMyMTA2M2Y=