Gazetarja e njohur dhe ish banorja e “Big Brother VIP Albania”, Rudina Demneri ose sic njihet ndryshe si Paloma, ka qene e ftuar se fundmi ne nje interviste per “Mirage”.
Edhe pse kane kaluar shume muaj prej daljes nga BB VIP, ajo serish ngjall kuriozitet tek publiku.
Ne kete interviste Paloma foli per eksperiencen e saj ne kete format, si ndryshoi jeta e saj pas daljes, por na befasoi kur u shpreh se do te donte t’a provonte serish.
Paloma ishte nje nga personazhet me te pavendosur per pjesmarrjen ne BBV, e cila deri ne momentin qe hyri brenda shtepise ishte pishman per zgjedhjen qe kishte bere.
Mirepo, duket se kjo eksperience i paska pelqyer aq shume sa deshiron te jete serish pjese.
Meqenese tashme po zhvillohet BB VIP Kosova, ajo u shpreh me siguri se do te donte te ishte pjese dhe se eshte e hapur per ftesa.