Ish banorja e “Big Brother” habit me deklaraten: “TikTok ka ndikuar shume keq te nipi im 7 vjecar”

Tik Tok ëstë një aplikacion i cili hovin e tij më të madh e pati gjatë karantinës. Jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën, njerëzit imitojnë lëvizje dhe i bëjnë ato publike për miqtë në rrjet.

Për të mirat e Tik Tok sa i takon promovimit të imazheve apo bizneseve dhe gjithashtu të këqijave sa i takon ndikimit dhe varësisë u diskutua sot në “Ditë pas Dite” me Fjodora Fjorën.

Fjorentina Halili, e ftuara e sotme diskutoi për mënyrën si ka ndikuar Tik Tok te nipi i saj 7 vjeçar.

Ajo tregoi se fëmija filloi të imitonte lëvizjet, por problem ishin dhe videot e pakontrolluara të cilat mund të mos i shërbenin informimit, por mund të ndikonin negativisht.

“Tik Tok ka ndikuar shumë keq te nipi im 7 vjeçar, filloi te imitonte levizje te pa hijshme” u shpreh Fjorentina, e cila pohoi se tashmë ja kanë ndaluar përdorimin e këtij rrjeti social.

Në emision u fol gjithashtu për personazhet e njohur që tashmë janë bërë pjesë e Tik Tok. Përveç argëtimit, prej këtij rrjeti social mund të përfitohen para.