Ish banorja e “Big Brother VIP”, Mikela Pupa, ka qenë e ftuar së fundmi në “E Diell” për të folur rreth eksperiencës së saj në program.
Gjatë diskutimeve në panel, u hap edhe tema e përputhshmërisë së banorëve që po shihen si çifte brenda shtëpisë, përfshirë ketu edhe Amosin me Dean.
Përsa i përket kësaj të fundit, Mikela u shpreh se gjatë një bisede që kanë zhvilluar së bashku, Dea i ka treguar se ka lënë një lidhje të hapur jashtë. Mikela gjithashtu shtoi se ajo po e përdor historinë me Amosin vetëm për të bërë lojë.
Kujtojmë se gjatë prime-it të djeshëm, teksa ndodhej në dhomën e rrëfimit, Dea u shpreh se ka patur flirte me Amosin por nuk ka dashur ti vazhdojë. Ajo shtoi se do të ndjehej keq nëse e humbte Amosin si shok, por nëse ai vendos të lidhet me dikë tjeter, e ka “derën” të hapur. /Lokimagazine.com