Kur ishte në “Big Brother VIP”, Claudio Nika nisi që të flirtonte me Antonela Berishën. Madje ai shprehu hapur pëlqimin për të, por ajo i tha se nuk e pëlqente.
Edhe pse rrugëtimi i tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte i shkurtër, Claudio nuk la asnjë moment pa flirtuar me ish-konkurrenten e “Për’puthen”.
Por pas largimit nga BB VIP, duket se Nika është rikthyer tek ish-e dashura e tij, Hannah Lenni.
Ai ka postuar në “Instagram” një fotografi ku shfaqet së bashku me bukuroshen gjermane.
E teksa poza e tyre ka marrë shumë like dhe komente, dikush ka vendosur që t’i bëjë tag edhe Antonelës. Kjo e fundit e ka parë komentin dhe nuk ka qëndruar indiferente por i është përgjigjur:
“Mos më iku fati i jetës”.
Lidhur me këtë koment ka reaguar Claudio, i cili ditën e djeshme ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” së bashku me të dashurën, me të cilën kishte 3 vite i lidhur.
Në lidhje me komentin e Antonelës, Nika tha se do të kishte preferuar që të kishte thënë diçka më pozitive.
“Unë e kuptoj që është një koment që ajo bën gallatë me ne, kështu që nuk e kam marrë seriozisht, nuk jam përgjigjur dhe mendoj që do të ishte më mirë të thoshte diçka pozitive se sa ky ngacmim”, tha ai.