Fituesi i edicionit te gjashte te “Big Brother”, Anaid Kaloti, ka reaguar diten e djeshme ne lidhje me programin e ri qe po transmetohet ne Tv Klan, “Part Time”.
Sipas Anaidit, ideja dhe realizimi eshte komplet i vjedhur nga programi i vitit te kaluar, “Best Deal” ne Klan Plus, ku ai ka patur rolin e nje prej autoreve dhe producenteve.
Nje grup personazhesh te njohur, nje program veror dhe perballje me sfida te ndryshme neper resortet e bregdetit shqiptar, kjo ka qene pak a shume tema e te dy programeve.
Me ane te disa postimeve ne InstaStory, Anaidi akuzoi producentin Aleksander Frangaj per vjedhje te idese, teksa ndau disa pjese te shkurtra nga te programet.
Ne keto pjese shihet ngjashmeria qysh ne menyren e startimit, pyetjet e drejtuara ndaj pjesmarresve e gjithashtu mbyllja me ofrimin e nje cmimi.
Per me teper, moderatorja e “Part Time” Rudina Dembacaj, u shpreh se ky program eshte shume inovator, pra dicka e re qe nuk eshte pare ne ekranet shqiptare e mesa duket ky ishte nje shkas me shume per t’a bere Anaidin te reagoje.