Ironisë së Luiz Ejllit për ish-banorët e BBV, i përgjigjet dhe Einxhel Shkira

Sikur mos i mjaftonin gjithë debatat dhe drama” që ka krijuar me banorët brenda shtëpisë së “Big Brother”, Luiz Ejlli u zgjua sot dhe vendosi që të bënte ironi me personazhet e edicionit të vitit të shkuar të reality show-t, duke bërë kundra vetes më shumë njerëz.

Në një diskutim me Bjordin për “femrën e tij ideale”, ai pêrdori ironinë për cilësitë e personazheve mê të njohur nga “BBV1” duke thënë:

“(Vajzên e dua) Inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, e sinqertë si Monika dhe e drejtë si Arjola.”

Deklaratës së tij i reagoi menjëherë Triksa nëpërmjet një postimi në instastory.

“Faleminderit Luiz, e thënë prej teje e vlerësoj shumë. Edhe unë dua dikë që nuk gënjen dhe të sinqertë si ti.”

Reagimin e Trixës e ka mbështetur edhe Einxhel Shkira, e cila i ka bërë edhe më parë të qarta “ndjenjat” e saj për Ejllin, ndërsa këtë herë në Twitter shkruan:

“Mbaroi bullizimi me ata qe ka brenda dhe ja nisi me ata qe jane jashte??!!”

Ishte mëse i pritshëm reagimi nga banorët e sezonit të kaluar, duke konsideruar deklaratën e Luizit.