Deklarata e Luiz Ejllit për Beatrix Ramosajn ditën e djeshme është bërë tashmë e ditur thuajse për të gjithë.
Mirëpo duket se kjo nuk qenka hera e parë që Luizi ironizon hapur Triksën. shkruan lokimagazine.com
Teksa këngëtarja ishte pjesë e “Big Brother VIP” 1 vit me parë, ajo u bë virale në rrjet për një shprehje të thënë brenda shtëpisë së BBV. “Si i thonë bukur në shqip”, tha Triksa dhe kaq mjaftoi që memet “të plasnin”.
Në mesin e reagimeve për shprehjen e Triksës ka qenë dhe Luiz Ejlli. Asokohe ai postoi disa foto në rrjetin social, Facebook, ku problemin e kishte me anglishten dhe mencurinë e këngëtares.
“Mesuesi i Beatrixes ne gjuhen angleze”, shkruhej në postimin e Luizit dhe bashkangjitur saj ishte një foto e një “mësuesi” të gjuhës së anglishtes, por që vetëm anglisht nuk di.
“Pak si jashte teme, por a ju ka marre malli per Beatriksen dhe mencurine e saj?”, shkruhej në një tjetër postim të Luizit.
Epo, duket se ironitë e Luizit për Beatriksën qenkan “inat i vjeter”. /lokimagazine.com