Do të duhet ndoshta të ta pickoni pak veten për të kuptuar që jo, nuk jeni në ëndërr ose makth. Shtëpia luksoze e modës, e shumëpërfolura Balenciaga, ka publikuar fushatën e re që promovon atlete pothuajse të shkatërruara dhe aspak të pastra në dukje.
Fotot e koleksionit janë bërë virale në internet pasi sigurisht kush do ta merrte me mend që një palë atlete të tilla do të kushtonin 1850 dollarë.
Vetëm 100 palë atlete “ekstra të shkatërruara” do të jenë në dispozicion për blerësit. Të gjitha nga 1850 dollarë.
Nëse nuk doni të shpenzoni kaq shumë, keni dhe modele të ngjashme më pak të shkatërruara që kushtojnë më pak, 495 dhe 625 dollarë.
Sipas Balenciaga-s, këto atlete përcjellin idenë që atletet e markës mund të mbahen gjatë gjithë jetës duke e lidhur fushatën me industrinë e modës së shpejtë (fast fashion) dhe mbikonsumin që i bën dëm planetit.
Balenciaga has unveiled its latest sneaker… Thoughts?
: https://t.co/UI6RwU4Vcs pic.twitter.com/lcVkq1nlvL
— The Sole Supplier (@thesolesupplier) May 10, 2022
Kjo fushatë e çoi Balenciaga-n në një tjetër nivel. Interneti është i ndarë në dy pjesë: Disa tallen, ndërsa të tjerëve u duket interesante duke e lidhur edhe me mesazhin.