Informacione nga jashtë? Banori i ri informon Oltën me shenja

Xhonatan Islami ishte një nga banorët që u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme.

Në klipin e tij prezantues, Xhonatan u shpreh se banori i preferuar i tij brenda shtëpisë është Olta Gixhari.

E mesa duket, ai e ka favorizuar aktoren me hyrjen e tij.

Pas spektaklit të djeshëm dyshja patën një bisedë vetëm me njëri tjetrin, ku Xhonatani po përpiqej t’i jepte shenja Oltës në lidhje me lojën e saj.

Olta: Paskam një talent që nuk ia dija vetes, që dukem sikur luaj pa luajtur

Xhonatan: Shumë mirë, aq më mirë që nuk je duke luajtur, nëse situata është e tillë dhe ti nuk ke filluar të luash

Olta: Po shikoj që s’kam nevojë të përpiqem shumë

Xhonatan: Përpiqu në drejtimet e duhura, kjo është ideja

Olta: Kuptoj