Si çdo gjë tjetër në jetë edhe vera, sado që rrit hormonin tonë të lumturisë, vjen me efekte anësore. E kemi fjalën për infeksionet vaginale që gjatë stinës së nxehtë janë edhe më të pranishme.
Në temperatura të larta, është shumë e rëndësishme ta mbani të freskët, higjenike dhe të shëndetshme zonën tuaj intime. Ç’mund të bëni për t’i parandaluar dhe çfarw s’dini rreth tyre?
Mund të bëhen rezistente ndaj mjekimit
Duke qenë se shumë femra marrin mjekime pa pasur një infeksion të mirëfilltë mykotik, këto baktere me kalimin e kohës bëhen rezistent ndaj antibiotikëve dhe luftimi i infeksionit bëhet shumë më i vështirë. Prandaj është i nevojshëm një ekzaminim nga gjinekologu.
Mund të krijohen edhe në gojë
Kjo nuk është një shaka. Infeksionet mykotike mund të zhvillohen në gojë, në mishrat e dhëmbëve e në rastet më të këqija prekin edhe ezofagun. Fatmirësisht këto janë më të thjeshta për t’u kuruar.
Mund të shkaktohen nga jashtëqitja
Organizmat Kandida zhvillohen në rektum dhe gjatë jashtëqitjes, ato mund të migrojnë drejt vaginës. Nuk ka një mënyrë për ta parandaluar tërësisht këtë, por mund të pakësoni shanset duke konsumuar ushqime që përmbajnë poibiotikë dhe duke mbajtur një higjenë të mirë.
Edhe burrat mund të preken
Nëse një mashkull bën seks të pambrojtur me një femër e cila ka një infeksion mykotik, edhe ai mund të preket. Simptomat janë skuqje, kruajtje dhe puçra në penis.
Mund të jenë një shenjë e diabetit
Gratë të cilat kanë një nivel më të lartë të sheqerit në gjak, kanë më shumë probabilitet që të preken nga infeksionet mykotike.
Adhuruesit e makaronave janë më shumë në rrezik
Kandida gjendet atyralisht në traktin tretës, por nivelet e saj varen edhe nga mënyra e të ushqyerit. Ata që konsumojnë sasi të larta karbohidratesh, i rrisin mundësitë për t’u prekur nga to.
Si mund ta parandaloni?
1. Lëreni vaginën të marrë frymë lirshëm
Përdorni pambukun si material miqësor me lëkurën. Sapo të ndjeni që jeni djerësitur, bëni një dush të freskët dhe ndërrohuni sa më shpesh të mundeni. Edhe në plazh, pas daljes nga deti, e mira është t’i ndërroni rrobat e banjës menjëherë, aq më tepër nëse e dini se jeni të predispozuar për infeksione vaginale.
2. Qëndroni larg solucioneve me aromë, parfumeve apo sapunëve
Mënyra më e mirë për t’u larë është uji i vakët, i rrjedhshëm dhe sapun i thjesht pa aromë. Sigurohuni që sapunin ta përdorni vetëm në pjesën e jashtme të vaginës.
3. Kujdes me sheqerin
Sheqeri mund ta përkeqësojë edhe më bakterin që është bërë shkak për infeksionin tuaj.
4. Mos harroni të ndiqni sipas udhëzimeve mjekimet tuaja
Nëse jeni diagnostikuar me infeksion vaginal, mjeku me siguri ju ka dhënë një recete me mjekime për t’u ndjekur me përpikmëri. Bëjeni sipas rekomandimit të tij pasi nëse nuk e kuroni siç duhet mund të përsëritet apo të zgjatet në kohë.
Burimi: Healthy Women