Diss-et mes Majk dhe Don Xhon u bënë virale kohë më parë. Marrëdhënia e tensionuar mes tyre u duk qartë, pasi të dy shprehën çdo gjë hapur me tekstet e tyre.
Gjithsesi duket se inati nuk u ka dalë ende.
Majk i ftuar sot në “Zemër Luana”, ka vendosur të flasë hapur për çdo mendim të tij lidhur me personazhet e showbiz-it shqiptar.
Teksa ka realizuar sfidën e ‘Paintball’, ku iu kerkua të gjuante në fotografitë e personazheve që duhej t’u përgjigjej pyetjeve, ai ka piketuar Don Xhonin.
E dini për çfarë? Majk është pyetur se cili është një artist që duhet të mbledhë rrobat dhe të largohet nga ‘Rap’ dhe nuk ka ngurruar të gjuajë në drejtim të Don Xhonit.
Edhe njëherë Majk e tregoi se inati i vjetër nuk i ka dalë ende me Don Xhonin, ndonëse ai gjatë sfidës tregoi se ka hequr dorë nga diss-et dhe nuk bën më të tilla.