Marrëdhënia e Kiarës me Luizin sa vjen e bëhet më e afërt, teksa sot ka qenë “dita e tyre” në shtëpinë e “Big Brother”.
Kështu, dyshja janë parë jo vetëm duke biseduar e duke qëndruar me njëri-tjetrin si gjithmonë, por po ashtu duke luajtur dhe më pas kanë vendosur edhe të ndrrojnë rolet, duke imituar njëri-tjetrin.
Kiara ka bërë Luizin duke i shprehur personit përballë gjithë dashurinë që ka, me fjalë e me vepra, ndërsa Luizi, Kiara në këtë rast, ka kërkuar hapsirën e saj si gjithmonë dhe ta lerë të “rrjedhë” historinë.
Ja edhe një shembull tjetër i marrëdhënies së tyre, me protagonistët që duhet thënë se janë futur shumë mirë në rol, teksa “publiku” i tyre, maestro Armaldo Kllogjeri duket se po e shijon performancën.
Ndërkohë në një moment moderatorja duket se është futur në rol pak më shumë se c’duhet, teksa i ka dhuruar, ndoshta për herë të parë, një puthje këngëtarit. Puthje në gushë, na vjen keq t’ju zhgënjejmë, por sërish një shenjë afeksioni dhe pse jo, dashurie.