Ilir Shaqiri ka qenë i ftuar në puntatën e sotme të “S’e luan topi”, ku ndër të tjera është pyetur edhe për këtë edicion të “Big Brother VIP”.
Balerini u shpreh se nuk ka patur mundësi t’a ndjekë rregullisht programin për shkak të angazhimeve të tij, por është vënë në dijeni të situatave të ndryshme me anë të portaleve.
Iliri shtoi se ka ndjekur spektaklin e parë ku është bërë prezantimi i konkurrentëve e më pas puntatën kur të gjithë banorët kërkuan eleminimin e Luizit nga gara, e përsa i përket këtij të fundit, shtoi se është një personazh që flet shumë gjatë gjithë kohës.
“Unë flisja shumë kur më flisnin shumë, ndërsa ai flet shumë edhe kur nuk i flet njeri”- u shpreh Iliri ndër të tjera.
Gjithashtu, balerini sqaroi një deklaratë të bërë pak kohë më parë e cila shkaktoi mjaft komente.
Gjatë një pyetësori në InstaStory, Iliri ishte pyetur për Luizin dhe ishte shprehur se “është vajzë e mirë, e kam komshie”.
Përsa i përket kësaj, balerini tregoi se nuk është bërë aspak në mënyrë ironike, mirëpo atij i kërkohej shpesh nga ndjekësit një mendim për Luizin, edhe pse ishte shprehur se nuk e njeh dhe se nuk e ka ndjekur programin.