Vëllai i madh i vendosi ditën e sotme banorët përballë sfidës së “mosreagimit”.
Ata duhet të mos bënin asnjë lloj reagimi gjatë situatave jo të zakonshme që do të ndodhnin në shtëpi e si shpërblim do të shtoheshin 10 mijë euro në çmimin e madh.
Një nga këto ngjarje ishte edhe hyrja e ish fituesit të edicionit të kaluar, Ilir Shaqiri.
Mirëpo, Olta ishte ajo që e prishi sfidën dhe komunikoi me Ilirin duke e pyetur për informacione nga jashtë shtëpisë.
Pas kësaj, edhe banorët e tjerë filluan të kominikonin dhe t’a takonin Ilirin edhe pse pas largimit të këtij të fundit, ata e kryqëzuan Oltën për veprimin e saj.
Ndër të tjera, Iliri tregoi se Luizi do të jetë fituesi sipas tij, ndërsa Oltës iu drejtua duke i thënë se “e ke prishur që në fillim”.
Kujtojmë se nga kjo sfidë e humbur banorët nuk arritën dot të shtonin 10 mijë euro në çmimin e madh që tashmë ka ngelur vetëm 52 mijë euro pas ofendimeve të shumta në shtëpi.
https://www.instagram.com/reel/CoVBgSlJdn2/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
https://www.instagram.com/reel/CoVBoI7Ovqe/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
https://www.instagram.com/reel/CoVBxxxD0cO/?igshid=YmMyMTA2M2Y=