Kur flasim për moderatoret e bukura të sportit Ilda Bejleri është një prej tyre.
Moderatorja duket se është shkëputur disi nga zhurma e mediave për të shijuar tashmë një fazë tjetër të jetës, atë të mëmësisë.
Ilda Bejleri është në pritje të një vajze e cila do të vijë së shpejti në jetë.
Së bashku me partnerin e saj me të cilin ajo nuk ka asnjë foto te postuar në rrjete sociale duke dashur ta mbajë larg vëmendjes së mediave të dy do të bëhen së shpejti prindër të një vogëlusheje.
Nuk e dimë se kur do ta shohim sërisht Ildën në ekran, pas largimit të papritur nga “Procesi Sportiv” ku ajo moderonte në krah të Edi Manushit.