Shumë aktorë të njohur shpeshherë vendosin të largohen nga programet apo spektaklet që janë pjesë prej vitesh.
Kështu bëri së fundmi edhe Florjan Binaj, duke u larguar nga “Portokallia”.
Mirëpo së fundmi, lidhur me këtë fenomen të largimeve, ka folur aktori Rezart Veleshnja.
Ai ka thënë për RTV Ora, se duhet të kesh një arsye të fortë për tu larguar nga një vend.
“Kush largohet nga një gjë që e ka të veten, një gjë që e ka krijuar të veten, ikën për diçka tjetër dhe ne shqiptarët e kemi këtë, iku nga aty i humbi sharmi. Duhet të ikësh për një arsye shumë të fortë e jo për 700 mijë lekë më shumë. Ka ndodhur në shumë raste.”, tha ai.
Florjan Binaj tashmë drejton programin “Piranjat” së bashku me këngëtaren e njohur, Arilena Ara.