“Iku dhe u martua me gruan e dytë”/ Graniti rrëfehet si asnjëherë më parë

Teksa ndodhet në shtëpinë e dënimit, Granit Cana, ka vendosur që të tregojë një anë krejt tjetër të tij.

Ai ka rrëfyer për herë të parë për publikun historinë e jetës së tij, duke treguar se është rritur pa prezencën e figurës atërore.

Graniti ishte duke biseduar me Semin kur vendosi që të fliste për jetën e tij personale.

“Ai iku dhe u martua me gruan e dytë ndërsa mamaja ime na ka rritur e vetme. Që atëherë unë jam figura e vetme mashkullore në shtëpinë time. Në ishim në Zvicër na u bashkua dhe daja që ishte vetëm 15 vjeç.

Mamaja ime ishte vetëm 20 vjeçe dhe ka rritur dy fëmijë dhe vëllanë e saj”, tha ish-futbollisti.

“Nuk kishim asnjë mënyrë kontakti me familjarët, mamaja ime mori vesh nga një telefonatë se nëna e saj kishte vdekur. Kishte 5 vite pa e parë. Pastaj filloi lufta dhe nga meraku u kthyem, në atë kohë u divorcuan prindërit”, shtoi ai.

https://www.instagram.com/p/CVh1LATlKJv/

 

Kujtojme se, pas puntatës së të premtes dhe përfundimit të emisionit, Graniti vendosi te sqaroje njehere e mire marrëdhënien e tij me Fifin. Ai u shpreh se e do shumë si person, por s’e sheh të ndodhë diçka mes tyre.

“I thashë që e dua shumë si person, por smund të ndodhi diçka mes nesh”, ka pohuar Graniti teksa i ka treguar banorëve situatën.