Arjan Konomi eshte tashme opinionist i dy sezoneve te emisionit dating “Per’puthen”.
Mirepo shpesh ka patur perplasje te forta me konkurrentet dhe eshte gjykuar per ofendime te renda ndaj tyre, ne vend qe te beje punen e tij, te shpreh thjesht nje opinion.
Kjo ka bere qe ne studio te kete patur agravim te situatave, madje te prish marredheniet me shume prej konkurrenteve.
Nje situate e tille ka ndodhur edhe kesaj here mes tij dhe Mikeles pasi kjo e fundit i solli ne kujtese disa fjale qe ai kishte thene per Efin ne fillimet e saj, se ajo mund te beje per vete edhe nje homoseksual, ndersa puntaten e shkuar e quajti deshtimin e “Per’puthen”.
Keto fjale te Mikeles e acaruan keq Arjanin sa filloi t’i ofendonte serish duke i quajtur “femra te clubeve te nates”, ndersa Mikela cohet dhe i shkon para fytyres duke i folur me tone te larta.
Gjate kesaj perplasje perfshihet edhe Erioni, situata agravon akoma me teper, ndaj dhe Arjani pezullohet per disa dite dhe vendin e tij do t’a zere Arjon Muca.
Keto informacione u bene te ditura nga Andrea, i cili me ane te videove ne rrjetet e tij sociale TikTok dhe Instagram, ka ndare shpesh ngjarje te “Per’puthen” qe mesa duket i merr nga nje burim i brendshem i sigurt.