Identike! Serbi kopjon hitin e Loredanës dhe Noizyt, merr miliona klikime në pak orë (Video)

Loredana dhe Noizy bashkuan forcat për herë të parë verën që lamë pas duke sjell një bashkëpunim me titull “Heart attack”.

Kënga arriti pëlqyeshmëri të madhe duke u shndërruar në hitet e verës 2022.

Kënga shqipe që numëron më shumë se 40 milionë klikime në “Youtube” ka kaluar kufijtë shqiptarë.

Së fundmi ka qenë youtuber-i serb Bogdan Ilic që ka kopjuar këngën duke e realizuar në gjuhën serbe.

https://www.youtube.com/watch?v=rNHkBVtoFKY

Nofka e tij është Baka Prase dhe është shumë i njohur në rrjetet e tij sociale, ku në Instagram numëron mbi 1 milion ndjekës.

Këngën e cila mban vijen melodike të “Heart attack” është “diss track” drejtuar një prej njerëzve më të pasur në Serbi, Zejlko Mitrovic.