Pas gjithe aludimeve se emisioni qe iu premtua nga “Top-Channel” nuk do realizohet, moderatorja Einxhel Shkira ka reaguar per here te pare duke hedhur poshte gjithe dyshimet.
E ftuar në emisionin ‘Why? Not’, ish-banorja e BBV bëri të ditur se së shpejti do të vijë me emisionin e saj, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar ende.
“Shumë pyetje dhe mesazhe më kanë ardhur për emisionin dhe unë jo se nuk kam pasur një përgjigje, e kam pasur. Kam dashur kohën time që t’i diskutoj gjërat, kohën time që të pushoj dhe nuk jam marrë që të jap një përgjigje, kjo është hera e parë që unë po jap një përgjigje shumë ekzakte. Emisioni fillon në shtator. Kauza për të cilën unë luftova brenda do jetë shtylla kryesore e emisionit, pra bursat për vajzat, plotësimin e nevojave të tyre për vajzat që duan të realizohen në jetë, për gratë që duan të jenë të pavarura por nuk e kanë pasur një përkrahje ose nuk e kanë shpirtin aq luftarak sa dikush tjetër që i ka vënë shkelmin çdo pengese dhe ja ka arritur. Ne duam të jemi dora që do t’i ndihmojë, dera ku mund të trokasin dhe kjo është shtylla kryesore. Në ditët në vijim do informohen ku mund të drejtohen, kush do jetë pika jonë e kontaktit. Patjetër që do kemi të ftuara dhe ajo që unë kam kuptuar është që këto vajza kanë pafund nevojë për shembuj inspirimi.”, tregoi Einxhel Shkira.
Kujtojme se njesoj si Einxheli, u perfol edhe per binjaket se mes tyre dhe produksionit te “Top-Channel” ka nje krisje dhe se emisioni i premtuar nuk do realizohej, por jo! Te premten e kaluar u transmetua episodi i pare i “Me ler te flas”, i cili deri tani eshte ne rrugen e duhur drejt suksesit.