Ia beri dhurate konkurrentes se “Per’puthen”, por qenushi perfundon ne nje ‘Giveaway’ (Foto)

Nje nga dhuratat me te bukura dhe shume originale qe eshte bere ne Per’puthen ka qene nje qenushe, nje dhurate kjo e bere per Alesjan nga ana e Kristit.

Teksa mori qenushen ne dore, Alesja u shpreh se nga ai moment e tutje ajo do te ishte si nje princeshe per te, ndaj dhe vendosi t’a quante me te njejtin emer, “Princesha”.

Mirepo, nuk e dime se cfare pjese humbem dhe diten e sotme kjo qenushe eshte ne nje “Giveaway” ne Instagram.

Ishte vete Kristi ai qe e kishte nxjerre kete qenushe per t’ia bere dhurate dikujt me ane te nje loje ne Instagram, duke taguar edhe biznesin e tij te kafsheve.

Mirepo, neper komente kjo gje eshte cilesuar si nje gjest i shemtuar, pasi nje qen nuk mund te nxirret ne giveaway si nje objekt, e gjithashtu per faktin se supozohej te ishte nje dhurate per Alesjan, ashtu sic u pa edhe ne program.

 

Ndaj per kete Kristi u detyrua te bente nje postim ne InstaStory per te sqaruar situaten.