I zbuloi lidhjen në emision, Bojken Lako i përgjigjet Semit, flet dhe të dashurën e re

E ftuar në “Zemër Luana” pak kohë më parë, Semi Jaupaj e përfshirë në një nga lojërat e programit, konfirmoi lidhjen e re të Bojken Lakos, ish-të dashurit të saj.

Ajo tha se ai po shijon lidhjen e re të dashurisë me një vajzë bjonde mjaft simpatike.

I ftuar sot në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Bojkeni ka reaguar për herë të parë ndaj kësaj deklarate.

Ai ka treguar se vazhdon të ruajë raporte të mira me Semin pasi e vlerëson si njeri.

“Nuk ka ndonjë ndjesi të veçantë. Unë kështu i kam pasur ndjesitë në jetë, i vlerësoj njerëzit për vlerat që kanë. Kjo është diçka që e ndjej. Po ashtu kam edhe mbështetje. Edhe partnerja ime është shumë open mind, e vlerëson, nuk bëhet pengesë“, është shprehur ai.