Kënga “Theje” e artistit Alban Ramosaj me të cilën ai mori pjesë në kompeticionin e Festivalit të 60 të Këngës, u kthye shumë shpejt në një nga më të dëgjuarat dhe më të pëlqyerat nga ana e publikut.
Ashtu si shumë këngë të tjera shqiptare, edhe kjo ka shërbyer si frymëzim për këngëtarët ballkanas të cilët jo pak herë kanë marrë ide nga artistët shqiptarë, duke u dhënë kështu kredite.
Mirëpo përsa i përket “Theje” nuk është rasti i njëjtë, pasi bëhet fjalë për një vjedhje të këngës.
https://youtu.be/vNluG1byLus
Artisti malazez i njohur me emrin Emel ka publikuar pak orë më parë një projekt muzikor shumë të ngjashëm me këngën e Albanit, për të cilën ky i fundit ka reaguar ashpër në rrjetet sociale.
“Kopja eshte forma me e larte e te t'komplimentuarit” Por te t'vjedhin #Theje ne kte lloj forme?“- shkroi Albani në një InstaStory, ndërsa e pasoi me një tjetër.
“@emel.franca ti dhe grupi yt i ashtuquajtur “kreativ”, duhet t'u vijë turp. Më shumë për faktin sepse ishe përfaqësues në Eurovision gjatë të njëjtës kohë kur #Theje u publikua“.
Më pas, Albani thumboi edhe disa nga artistët shqiptar që mesa duket kanë bërë të njëjtën gjë si ai malazez, por Albani ka vendosur të hesht më herët.
“Jam kaq fucking tired duke “mbyllur gojen” qe t'mos perzihem me energji “arrogante” apo “te pa sjellshme” Por eshte ber kaq e lodhshme… Duke nisur me ju “artistet” te po vendit tone (e dini mire se kush jeni) e duke vazhduar me tipa si puna e ketij qe postova me heret. Po si mor vlla e quani veten kreativ apo artist? A s'keni çik dinjitet? Na mbytet, na e shpifet.
Keni humbur fillin, themelin dhe arsyen per cfare e keni nisur kete rrugetim qe quhet Muzikë“.
Postimet e Albanit kanë bërë që mbështetësit e tij t'i komentojnë artistit të huaj për këngën e vjedhur, mirëpo ai ka vendosur të bllokojë komentet. /Lokimagazine.com