Ermal Mamaqi tashmë zotëron disa biznese ndërsa po zhvillon edhe trajnime për të mësuar njerëzit se si të bëhen të suksesshëm.
Duke u kthyer pas në kohë, ai ka rikujtuar fjalët që mësuesja e tij i thoshte kur ai ishte në shkollën 9-vjeçare.
Në një video që po shpërndahet në rrjetet sociale, Mamaqi shprehet se mësuesja e tij i ka thënë dikur që nuk do të bëhet asgjë në jetën e tij, më tej ai vijon duke thënë se si sot ai i mëson njerëzit të bëhen të suksesshëm si ai.
“Mu kujtua një zysha ime e 9-vjeçares që më ka bërë shumë dëm, më thoshte çdo ditë: “Ti Mamaqi nuk ke për t’u bërë kurrë njeri, s’ke për të bërë asgjë në jetën tënde.”
Edhe tani mu kujtua që s’i kam thënë kurrë kësaj zyshës shko q*u kam 200 punonjës, kam 9 kompani dhe i mësoj njerëzit si të bëjnë sukses duke mos i dëgjuar njerëzit si ty”, shprehet ai në video.