Bella Hadid doli në tapetin e kuq të Met Gala 2022 e veshur nga Riccardo Tisci i Burberry, por komentet e saj të fundit rreth korseve i bënë disa njerëz të mendojnë se ajo pati probleme me veshjen e saj.
“Realisht, humba ndenjat”, tha supermodelja për Interview, duke shtuar, “Nuk e di nëse ishte nga ankthi im, apo ndoshta nga beli i shtrënguar dhe nuk mund të merrja frymë”.
Pas kësaj, disa fansa dhe media të ndryshme e keqinterpretuan, duke thënë se ishte faji i korsesë së Hadid. Prandaj modelja 25-vjeçare shkoi në Instagram Story për të sqaruar të vërtetën.
“Kjo nuk është aspak ajo që unë dua të them”, shkroi Hadid. “Nuk thashë se më ra të fikët për shkak të korsesë sime. Bëra shaka se më ra të fikët, jo për shkak të korsesë, por nga ankthi dhe emocionet normale të tapetit. Doja të thoja se kaloi menjëherë. Aq shpejt sa mezi e mbani mend! Duhet të kisha thënë këtë. Korsetë në përgjithësi janë të parehatshme dhe të forta për mushkëritë, por imja më rrinte në mënyrë të përkryer dhe kishte mjaftueshëm hapësirë për të ngrënë dhe për të pirë.”
Bella e kombinoi veshjen e saj të zezë me korsenë e shumëpërfolur, me një fund prej dantelle, doreza të gjata të zeza dhe geta dantelle.
Ajo gjithashtu mbante një palë vathë Dorsey dhe një byzylyk me perla Briony Raymond rreth kyçit të këmbës.