I propozojnë për martesë në club, reagimi i Elvana Gjatës nuk duhet humbur! (Video)

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore.

Elvana vazhdon që të jetë mjaft aktive në muzikë ku herë pas here vjen me projekte të reja, bashkëpunime apo solo.

Gjithashtu ajo është mjaft e angazhuar edhe duke dhënë koncerte të shumta apo duke performuar në clube-t më në zë, jo vetëm në Shqipëri. Dhe, si gjithmonë salla arrin të mbushet plot me fansat e këngëtares.

Thënë kjo, një ngjarje surprizuese i ka ndodhur këngëtares së fundmi.

Teksa ishte duke performuar në një club, Elvana ka marrë një propozim për martesë. Ashtu siç e dëgjuat!

Teksa ajo i afrohet turmës së fansave kur po këndonte, dikush nga publiku i zgjat asaj një unazë martese. Fillimisht ajo ende nuk po e kuptonte, por më pas bëri një reagim epik që nuk duhet humbur.