Tashmë e dimë se Kiara është mbështetja më e madhe emocionale e Luizit brenda shtëpisë së BBV, mirëpo përsa i përket lojës ajo e penalizon këngëtarin.
Ky i fundit vetë është shprehur se Kiara nuk e lejon t’a bëjë lojën siç ai di vetë, pasi në shumicën e rasteve nuk është dakort me strategjitë apo sulmet që ai bën ndaj banorëve të tjerë.
Duket se ditën e sotme Luizi është lodhur me këtë sjellje të Kiarës, ndaj për herë të parë i është kthyer kundër duke ia bërë të qartë mos të ndërhyjë më.
“Mos ndërhyj më kur jam duke folur. Qoftë për idetë që kam, qoftë sa zgjat. Më lër të flas. Kaq,”-është shprehur Luizi.
Nga ana tjetër Kiarës duket se nuk i ka pëlqyer ky reagim i Luizit duke i kthyer vetëm: “Okay, mirupafshim.’