Vivien Thano dhe Getinjo janë një nga çiftet më të reja të showbizit shqiptar.
Lidhja e tyre nisi brenda shtëpisë së BBVK ndërsa po vazhdon jashtë pas daljes së tyre.
Prej ditësh ata nuk janë ndarë nga njëri-tjetri e padyshim që festa e të dashuruarve i gjeti bashkë
Përmes rrjeteve sociale ata kanë zbuluar ambientin romantik ku kanë drekuar së bashku dhe festuar Shën Valentinin e tyre të parë.
Kjo është lidhja e parë publike e Getinjos, i cili sa i përket jetës sentimentale ka qenë i rezervuar më herët.