Ylli i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Armando Broja, pak ditë më parë gjatë një ndeshjeje me clubin e tij Chelsea pësoi një dëmtim serioz duke këputur ligamentin e gjurit të djathtë.
Atij iu desh të kryete një ndërhyrje, u fut sot në sallën e operacionit dhe fatmirësisht çdo gjë ka shkuar shumë mirë.
“Kënaqësi të them se iu nënshtrova një operacioni të suksesshëm këtë mëngjes. Koha për të pushuar përpara se të nis rrugën time drejt rikuperimit. Faleminderit edhe një herë për të gjithë ata që kanë dërguar mesazhe mbështetjeje.”- ka shkruar Armando në një postim.