Blaka Lively a.k.a Mbretëresha e Met Gala u shfaq në tapetin e kuq me një fustan i cili pak minuta më vonë u shndërrua në diçka tjetër.
Blake veshi një fustan rozë me shkëlqim metalik të krijuar nga Versace. Pasi mahniti të pranishmit, aktorja u bë gati për surprizën e radhës. Pranë saj u shfaqën disa burra me kostum që e ndihmuan të shndërronte fustanin.
Në vetëm pak çaste, një bisht i gjatë i bruztë u shpalos. Dorezat gjithashtu ndryshuan.
Blake Lively’s dress is unveiled at the #MetGala. https://t.co/2kVWwK9Yn6 pic.twitter.com/Vo4XCydMRt
— Variety (@Variety) May 2, 2022
Fustani është frymëzuar nga Statuja e Lirisë, e cila u ndërtua në New York në vitin 1885 gjatë asaj që njihet si Epoka e Praruar dhe ishte tema e Met Gala 2022. Pamja e parë e fustanit përfaqëson pamjen origjinale të statujës, e cila asokohe ishte prej bakri. Pamja e dytë – pra në ngjyrë të bruztë – përfaqëson pamjen e tanishme të statujës.
Reagimi ynë është i njëjtë me atë të Ryan Reynolds:
View this post on Instagram
View this post on Instagram