I kërkoi Don Xhonit të largohet nga Muzika, por Majk sapo na cuditi me veprimin e fundit ndaj reperit

Të dielën që lamë pas teksa ishte i ftuar në programin “Zemër Luana”, në kuadër të një loje, Majk u shpreh se Don Xhon “duhet të mbledhë rrobat dhe të largohet nga rap-i”.

Por duket se ky i fundit e ka marrë me shumë sportivitet situatën.

Majk ka postuar një foto ku shfaqet në makinë së bashku me Don Xhon, duke shkruar:

“Asgjë veç dashurisë dhe respektit boki”.

Më pas të njëtën foton e ka ripostuar edhe Don Xhon.

Kështu djemtë hodhën poshtë të gjitha aludimet se raporti mes tyre nuk është i mirë.

Kujtojmë që prej disa kohësh çdo projekt i tyre muzikor thuhej se ishte një diss për njëri tjetrin. Por reperat nuk paskan asgjë mes tyre përveç dashurisë dhe respektit.