I këndon këngët brenda shtëpisë së BBV, Getoar Selimi ka dy fjalë për Luizin

E ndiqni apo jo emisionin “Big Brother VIP Albania”, nëse posedoni një profil në rrjetet sociale, nuk mund t’iu kenë shpëtuar videot e Luiz Ejllit që këndon hitet e labelit “BabaStars” me në krye Getoarin.

Luizi e ka treguar hapur që i pëlqejnë këngët e grupit “BabaStars” pasi i ka kënduar më shumë se një herë brenda reality-showt.

Nisur nga kjo,nuk kishte si të mos reagonte vetë protagonisti i këngëve, GhettoGeasy.

Teksa ka postuar momentet e Luizit duke kënduar këngët e tij brenda reality showt, Getoari shkruan: “Luiz baba”.