“I ke rene qylit…”, cfare i tha aktori i njohur Sares qe e vendosi ne siklet? (Video)

Reality-show ‘Big Brother Vip’ është cilësuar nga të gjithë banorët si një eksperiencë ndryshe.

Madje ka pas edhe nga ata që e kanë konsideruar si një eksperiencë stresuese. Mirëpo për shumë njerëz ata thjesht hanë, pinë dhe rrinë në shtëpinë e famshme.

Sarah Berisha ishte një nga banoret e edicionit të parë VIP në vendin tonë e cila qëndroi për tre muaj në format.

Por a ‘i ka rënë qylit” gjatë asaj periudhe Sarah?

Blogerja tashmë është bërë pjesë e “Kosherja Show” ku përveçse si moderatore e kemi parë edhe si aktore. Në një skeç të fundit me një personazh ajo është vendosur paksa në siklet.

E pyetur nëse i ka rënë ndonjëherë qylit në jetën, Sarah tha ‘Jo’ por kundërpërgjigja e aktorit ishte: “Po në ‘Big Brother’ kush hëngri dhe piu për tre muaj?”, gjë që shkaktoi shumë të qeshura te Sarah e cila e mori me sportivitet dhe humor.