Lajmi se këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij Afrona Dika mund t’i kenë dhënë fund martesës së tyre 30-vjeçare, u përhap me shpejtësi në rrjet.
Ajo që ngriti dyshime se dyshja janë ndarë është fakti se ata kanë fshirë të gjitha fotot që kanë publikuar më herët me njëri-tjetrin në Instagram.
Me sa duket Blero dhe Afrona po kalojnë kohë me familjarët e tyre, duke e bërë të ditur këtë gjë përmes postimeve në rrjetet sociale.
Por përsëri ajo që bëri përshtypje është fakti që ata nuk u shfaqën nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Këngëtari publikoi një foto në Instastory ku shfaqet me familjarët e tij me krahas së cilës shkruan thjesht “Familje” shoqëuar me dy zemra.
Nga ana tjetër Afrona Dika ka publikuar një foto me motrën e saj, të cilës i uron ditëlindjen, dhe shkruan se mezi po pret që ta takojë.
Vlen të theksohet fakti të dy ndiqen ende në Instagram dhe këto mund të jenë thjesht shenjat e një krize martesore me aq sa mund të interpretojmë rrjetet sociale, por mund të jetë edhe një vendim që ata ta mbajnë marrëdhënien e tyre private në të ardhmen.
Blero dhe Afrona nuk kanë bërë ende asnjë reagim të qartë dhe publik.