I kanë dhënë fund lidhjes muaj më parë?! Të tjera detaje nga lidhja e Besit me Xhensilen dalin në dritë!

“Ku ka zë nuk është pa gjë”! Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj nuk janë në ditët e tyre më të mira.

Më herët u raportua se dyshja po përjetonin një krizë në marrëdhënien e tyre madje dhe se këngëtarja së bashku me vajzën e tyre, Ajkën, ishin larguar nga shtëpia.

Së fundmi, burime për “Prive” kanë deklaruar se gjithçka po përflitet lart e poshtë është e vërtetë.

Të njëjtat burime shtuan se kjo nuk është një situatë e re për dyshen, por diçka që po zgjat prej disa muajsh.

U tha gjithashtu se dy artistët e njohur ka gjasa që të mos e festojnë së bashku natën e Vitit të Ri. Jo vetëm kaq por disa burime pranë “Zemër Luana” bëjnë me dije se Bes Kallaku ka qenë shumë i mërzitur këto kohë.

Mesa duket, pas kartolinës festive që na serviri Besi me Xhensilën fshihen shumë gjëra që nuk i dimë.