Ndër përplasjet e shumta që ndodhën gjatë spektaklit të sotëm ishte edhe ai mes Ronaldo Sharkës dhe Zhaklin Lekatarit.
Teksa po diskutonin debatet më të ashpra të javës, Ronaldo riktheu një ‘kunjë’ që ka patur me Zhaklinën jashtë shtëpisë.
Gazetari u shpreh se qysh në momentin kur mësoi se Zhaklina do të ishte në rolin e opinionistes, e priste që mes tyre do të kishte debate.
Kjo për shkak se pak kohë më parë Zhaklina ka komentuar programin “Expuls” të tij duke dënuar një nga mesazhet që është përcjellë.
Më konkretisht, moderatorja Erjola Doci ka qenë e ftuar në Expuls ku u shpreh se harxhon mbi 5 mijë euro në muaj për kujdesin ndaj vetes dhe se një fans donte t’i jepte të gjithë pasurinë.
Kjo deklaratë e kishte indinjuar Zhaklinën dhe ishte shprehur se vajzave si Erjola u duhet një riedukim dhe se transmetimi i kësaj interviste në programin e Ronaldos po jepte një shembull të keq.
“Cili është lajmi që na duhet në si qytetarë? Pse duhet promovuar kjo bisedë? Cilat janë vlerat për të rinjtë dhe adoleshtët? Cili është shembulli kur një grua deklaron që suksesi është kur një burrë do të të dhurojë pasurinë? Ore këto vajza duhen riedukuar sepse seksizmi që kanë është më i rrezikshëm se i gjinisë tjetër”- kishte shkruar ajo me anë të një postimi në Instagram, që tashmë është fshirë nga profili i saj.