Takimi mes Donaldit dhe Bores eshte bere kryeteme e mediave roze gjate diteve te fundit.
Reagime dhe komente te shumta ka patur pas takimit mes dyshes, si pozitive ashtu dhe negative.
Mirepo nje gje eshte e sigurt! Bora eshte duke shkrire!
Kete duket se e konfirmoi edhe shoqja e ngushte, Semi Jaupaj, e cila i kishte nderprere marredheniet me aktorin pas lidhjes se tij me Beatrix gjate qendrimit ne shtepine e BBV.
Mirepo, tashme qe Bora u afrua me Donaldin, duket se Semi ka bere te njejten gje.
Diten e neserme ajo do te jete e ftuar ne programin “Me ler te flas” te Romeos dhe Donaldit.
Kete e beri te ditur vete aktori me ane te nje videoje ne InstaStory, teksa shfaqej krah Semit.
Se cfare do te thuhet ne kete interviste te saj, kjo do te mbetet per t’u pare!