I hodhi ujë në koncert, këngëtarja e njohur godet me mikrofon fansin (Video)

Cardi B u pa në një video duke hedhur mikrofonin e saj drejt një pjesëtari të audiencës, i cili i hodhi pijen reperes në skenë.

klipi filloi të qarkullojë në rrjetet sociale të shtunën, ku tregon muzikantin të habitur kur personi në turmë i hedh lëngun nga një gotë teksa ajo po performonte.

Në shenjë hakmarrjeje, Cardi B e hedh mikrofonin te personi ndërsa duket se i bërtet.

Pas incidentit, llogaria e reperes e ka rishpërndarë videon në Twitter.