I harruan hatermbetjet? Beatrix habit me veprimin e fundit ndaj Einxhel Shkires

Marrëdhënia ndërmjet Beatrix Ramosaj dhe Einxhel Shkirës brenda shtëpisë së “BBV’ ka qenë disi e koklavitur.

Kjo sepse me hyrjen e vajzave në shtëpi gjatë javëve të para të dyja po shkonin mjaft mirë me njëra-tjetrën, por pas lidhjes së Trixës me Donaldin gjërat ndryshuan disi.

Situata u tensionua me shume pas debatit te Donaldit me Einxhel Shkiren, ku kjo e fundit u shpreh se Donladi ‘kishte ngecur’ me Trixen.

Por pas ndarjes së Veshajt me këngëtaren, duket se vajzat janë afruar sërish.

Madje, në foton e fundit të cilën e ka publikuar Einxhel me një dedikim për të dashurin e saj Dj Dagz, nuk ka munguar komenti i Trixës.

Hej, engjëll”, ka shkruar këngëtarja, koment të cilin e ka shoqëruar edhe me simbole të zemrës.