Niko Komani është stilisti i cili është kujdesur për veshjet e përfaqësueses tonë në Eurovision këngëtares Ronela Hajati
Përpos performancës, këngëve në skenë, një tjetër sfidë për këngëtarët është veshja më e mirë, ku secili mundohet të sjellë veshjen e cila do të mbahet mend nga të gjithë.
Gjatë një interviste në “Wake Up” me Isli Islamin dhe Ori Nebiaj ai ka folur rreth paraqitjes së këngëtares Ronela Hajati në tapetin turkez në Eurovision, një veshje kjo e cila nuk kaloi pa u vënë re nga të pranishmit të cilët ishin pjesë në këtë eveniment.
Ai është shprehur se puna për të realizuar të gjithë veshjet që kengëtarja Ronela Hajati ka veshur ka nisur të diskutohet që nga Festivali, ku të dy i kishin idetë e qarta rreth veshje, ku veshja nuk duhet të përfaqësonte askënd përveç vetes.
Mes të tjerash rreth veshjes së këngëtares në tapet ai tha:
“Të gjithë mundohen të sjellin veshjet më të bukura. Secili do të sjelli një vizion ndryshe. Unë e kam parë si një vepër arti këtë veshje. Ishte një veshje që kur e sheh të duket si art, për muze. Ngjan si një muzaik kishe ortodokëse. Është vendi i dashurisë. Tek printi janë flamurët e të gjithë shteteve. Kjo ishte një veshje më e mirëmenduar se të tjerët.Tregon dashurinë që Ronela ka për të gjithë”.