Pas bashkëpunimit të tyre muzikor “All your lovin”, Semi Japuaj dhe Ron Zaiti nisën të përfliteshin shumë në media.
Fillimisht për shkak se mes dyshes u aludua një romancë e mundshme e më pas për fshirjen e këngës së tyre nga YouTube.
Semi dhe Ron u hoqën nga ndjekësit në Instagram e më pas erdhi fshirja e këngës, veprime që na lanë të mendonim se kishte ndodhur një ndarje mes tyre.
Mirëpo, arsyeja qenka ndryshe!
Mbrëmjen e djeshme Ron ishte i ftuar në një intervistë për “Glamour Zone” ku tregoi se ka qenë Dafina Zeqiri ajo që ja ka fshirë disa këngë, jo vetëm bashkëpunimin me Semin.
“Shkak i heqjes së të gjitha këngëve nga të gjitha rrjetet sociale ka qenë shtëpia muzikore për shkak se nuk jam më i kontraktuar prej tyre, nuk marr më pjesë në shtëpinë muzikore. Arsyen se di. Por vendimi ka qenë i drejtueses së shtëpisë muzikore, Dafina Zeqirit, e cila ka vendos me i heq të gjitha këngët prej youtube-it”- u shpreh këngëtari.
Mesa duket edhe Semi është në dijeni të kësaj situate, pasi pak ditë më parë gjatë eventit të “Top Albania Radio”, teksa është pyetur për fshirjen e këngës, është pergjigjur: “Janë fshirë disa këngë të personit në fjalë, kështu që nuk kam çfarë të shtoj më shumë.”